“E shikoj si mision jete”, Djali i vogël i Azem Hajdarit tregon synimet e tij për t’u bërë pjesë e politikës

by admin
Spread the love

Djali i vogël i të ndjerit Azem Hajdari që mban edhe emrin e tij, është i vendosur që të ndjekë hapat e babait të tij. 23-vjeçari shpreh keqardhjen se sot pas 31 vitesh ende Shqipëria nuk është ajo çfarë ëndërronte babai i tij.

8 dhjetori i Ditës së Rinisë për djalin e vogël të Azem Hajdarit, , është një datë krenarie.

“Është një emocion shumë i madh për mua. Veçanërisht për shkak të babait. Është shumë e bukur të njohësh babain përmes historive të njerëzve”, tha ai për OraNeës.

Azemi është i vendosur të ndjekë hapat e të atit, të jetë aktiv në jetën politike.

“E shikoj si një mision jete jo vetëm për të bërë krenar babain tim, por edhe për tu dhënë njerëzve më të mirën për ta.”, shprehet ai.

Pas 31 vitesh, Azemi mendon se Shqipëria ka nevojë për t’u përmirësuar, pasi ende nuk është vendi që babi i tij dëshironte të bëhej.

“Fatkeqësisht Shqipëria sot është në një gjendje jo shumë të mirë prandaj janë mbledhur këta njerëz përsëri për të arritur më të mirën e mundshme të këtij vendi.”, tha ai.

You may also like