E sëmurë, Bora Zemani lajmërohet duke fshehur gjendjen e keqe me një filter të çuditshëm

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur dhe me mjaft zë, Bora Zemani, ka disa ditë që ka munguar në prezentimin e emisionit “Për’puthen”.

Prezantuesja e dashur ka treguar se është e sëmurë gjë që ia ka pamundësuar të jetë prezente më program, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ajo ka postuar një video në InstaStory duke treguar se ka qenë në gjendje jo të mirë por që është duke u përmirësuar.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen”, dëgjohej duke thënë Bora derisa kishte vendosur një filter të çuditshëm që ia fshihte fytyrën.

Ndërkohë, ajo ka treguar se pranë saj është e ëma dhe po kujdeset për të, po ashtu gjatë videos ajo i sjell antibiotikun.


You may also like