“E rëndësishme është të vazhdosh përpara, të nxjerrësh mësimet e duhura prej gabimeve”

by admin
Spread the love

“Pendesat nuk ekzistojnë, nuk kanë ekzistuar as më parë. Atë që mund ta bëja, e kam bërë, nuk kam pasur as kohë të bëja diçka ndryshe. Jam i lumtur për jetën që kam jetuar. Për gjithë gjërat e shëmtuara apo tëgabuara që kam bërë, si gjithë të tjerët. E rëndësishme është të vazhdosh përpara, të nxjerrësh mësimet e duhura prej gabimeve dhe të shohësh pas vetëm për gjërat që të kanë bërë të lumtur.

Për çdo gjë tjetër, e shkuara është e shkuar dhe për ta jetuar mirë të tashmen, duhet të heqim dorë prej saj. Të bëhemi përzgjedhës, kjo është fjala e duhur. Të përzgjedhim momentet që duam të kujtojmë gjatë. Kohët e fundit, për ta bërë më pak dramatike situatën, më vijnë në mendje batutat me humor të zi. Kush më rrethon, nuk i pëlqen ato dhe përfundoj duke qeshur vetëm unë. Çfarë mund të bëj? Ky është karakteri im, më del buzëqeshja pa u munduar gjatë”. – Fabrizio Frizzi

Me kohën mëson të jesh më përzgjedhës me kujtimet. Edhe pse ndonjëherë ato të trishtat të kalojnë nëmendje, nëse e mëson veten, mundet t’i largosh shpejt nga mendja e të kujtosh vetëm çastet e bukura. E rëndësishme është të vazhdosh gjithsesi përpara e të mos pendohesh për zgjedhjet që ke bërë në jetë. Nënjë moment të caktuar, rrethanat kanë qenë të tilla që ke bërë një zgjedhje të caktuar, e cila në një moment të dytë mundet të mos duket e duhura. Por të tilla kanë qenë kushtet në atë kohë, ndaj mos e gjyko veten. Vazhdo përpara dhe ji krenar për çfarë ke arritur.

“Nuk e kam përfunduar akoma rrugëtimin tim. Për momentin e kam ndaluar kemioterapinë, sepse kam një infeksion në mëlçi që nuk më lejon të vazhdoj me seancat e kemioterapisë. Në fillim ishte më e thjeshtë, por me kalimin e seancave fillon dhe ndihesh më e dobët. Kontrollet e ardhshme që do të bëj, mëacarojnë nervat për shkak se kam ndaluar seancat dhe mjekët më kanë thënë se nëse nuk i vazhdoj, ka njërisk prej 65% që tumori të rikthehet në përmasat e mëparshme.

Por unë e dua jetën dhe nuk dua të humbas asnjë moment, edhe kur jam duke ndjekur kemioterapinë, edhe kur ndihem e këputur pas saj dhe kjo gjë ndodh, sigurisht që ndodh. E dini se si reagoj në këto raste? Dal me makinën time, vendos muzikën e preferuar me volumin në maksimum, udhëtoj sa lodhem, qaj gjatërrugës dhe më pas kthehem në shtëpi, më e fortë se më parë.

Më ka ndodhur edhe mua të shihem në pasqyrë dhe të mendoj se nuk më pëlqen ajo çfarë shoh, por e nxis veten të qesh, kjo është filozofia e jetës. Mbi të gjitha, jam femër, balerinë, skoceze, dhe nuk do i dorëzohem kurrë kësaj të keqeje, as e vdekur”. – Carolyn Smith tregon për betejën e saj kundër kancerit

Histori të tilla janë burim frymëzimi për çdo person që është duke u përballur me kancerin. Sigurisht qëështë një sëmundje e rëndë, por që nuk mundet kurrsesi të përballohet pa forcën dhe motivimin e duhur. Çdo person duhet të luftojë për t’ia dalë mbanë, sepse pas lodhjes nga kemioterapia, qëndron një jetë e bukur me personat që duam dhe pikërisht për këtë gjë ia vlen të luftohet për jetën. Kini besim se do ia dilni dhe mendoni vetëm për bukuritë e jetës. Harrojini gjërat e mërzitshme dhe vazhdoni përpara tësigurtë. Keni një rrugë të gjatë përpara që ju pret, ndaj luftoni për të ecur në të.

You may also like