E rëndë në Itali, treni përplas për vdekje 5 punëtorët që punonin në shina

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Torinë të Italisë, ku një tren ka përplasur për vdekje 5 punëtorë.

Mediat italiane shkruan se ngjarja ka ndodhur në mesnatë në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo.

Treni udhëtonte me 160 kilometra në orë, ndërsa punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje pranë stacionit të trenit, kur kaloi autokolona teknike, me disa vagonë duke i përplasur për vdekje.

5 persona, të paidentifikuar ende, humbën jetën, ndërsa dy punëtorë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy punëtorët që i shpëtuan aksidentit si dhe makinisti i trenit janë në gjendje shoku.
Policia hekurudhore dhe karabinierët e Chivasso-s ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për të verifikuar se si treni kaloi mbi shinat ku ishin punëtorët duke punuar.

MARKETING




You may also like