E quajti mashtruese, Ledjona tregon të vërtetën për ish-bashkëshortin: Si e merr guximin…

by admin
Spread the love

Ledjona ka lexuar komentet që ka bërë ish-bashkëshorti i saj në rrjetet sociale ku e quan atë gënjeshtare dhe e akuzon se nuk ia lë vajzën ta takojë.

Ledjona e mohon këtë gjë duke thënë se ka dëshmitar vajzën dhe prindërit e tij, që ruan një raport të mirë.

Ledjoni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza

Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’.

Ledjoni: Si ishte për ty të bëheshe nënë?

Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shnumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka p;asur gjithmonë mb ështetjen e babaikt dhe vazhdon ta ketë sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura e babait dhe kam qenë edhe baba edhe nënë për të. Unë jam shumë e lidhur me Mikin dhe e di që i mungon shumë edhe pse më sheh nga ekrani, e përjeton shumë largimin tim. Edhe kur jam larguar për të ardhur deri këtu ajo ka qarë dhe mua më prek shumë kjo sepse i kam ende parasysh lotët e saj. Kur bëhet fjalë për Mikin nuk flas dot.

Ledjoni: Kjo është krejt normale kur thua që të ka marrë malli për telefonatën e vajzës.

Ledjona: ‘Kur do kthehesh në shtëpi’, ‘a ke ngrënë bukë’, çfarë ke bërë për të ngrënë. Shpesh herë më thotë që kur të vish më merr në telefon sepse kam frikë trembem. Ka ndenjur edhe pa bukë sa kam shkuar në shtëpi dhe prandaj më dhëmb shpirti për atë.

Ledjoni: Po kur nuk je ti, me kë rri vajza?

Ledjona: Vetëm, është mësuar që e vogël të rrijë vetëm.

Ledjoni: Këto rrëfime që ke bërë ti, i ka parë edhe bashkëshorti. Duke parë cfarë ka shkruar më thuaj cfarë mendon.

Ledjona: Nuk kam çfarë them me këto që ka shkruar sepse është vajza që nuk gënjen dhe janë edhe prindërit e tij. Asgjë çfarë shkruhet nga ato komente nuk është e vërtetë sepse është vajza në mes dhe nuk dua të gënjej për vajzën.  Ajo shkon në Korçë që takon gjyshërit nga ana e të atit dhe ka numëra telefoni.

Ledjona refuzoi të lexojë një letër që ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar, sepse është vajza në mes dhe nuk do të lëndohet. Madje shprehet se as arsyen e ndarjes nuk e ka treguar sepe mendon të  bijën.

Ledjona: Mund ta pyesini vajzën në praninë e psikologes për t’ju treguar të vërtetën. Ledjon kujdes me vajzën se i përjeton shumë me këto komentet e të atit. Nuk e marr riskun të gënjej në publik dhe nuk e di si e mori guximin të shkruajë këto gjëra, ndërkohë që e di që do i lexojë vajza dhe për këtë gjë më vjen shumë keq.

You may also like