E pazakontë/ U shpall i vdekur, adoleshenti rikthehet në jetë kur familja po i jepte lamtumirën e fundit

by admin
Spread the love

Në fillim të këtij viti, Sammy Berko, 16 vjeç, pësoi një arrest kardiak në një palestër në Missouri City.

Stafi në palestër dhe mjekët në spitalin u përpoqën që ta ndihmonin, por pas dy orësh, familjes iu komunikua se ai ka ndërruar jetë.

Prindërit e tij të shkatërruar Craig dhe Jennifer Berko po i jepnin lamtumirë Sammy-t, kur adoleshenti papritmas filloi të lëvizte.

“Fillova të flisja me të, thjesht i thashë se sa shumë e dua dhe më vjen keq që nuk dinim si ta shpëtonim. Papritur, ndërsa fillova të lutesha, im shoq tha: “O zot, ai po lëviz”, tha zonja Berko.

Berkos, të pushtuar nga emocionet, nxituan të kërkonin ndihmë nga stafi mjekësor, të cilët u habitën kur panë se Sammy ishte me të vërtetë gjallë.

“Mjekët na thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë. Kur ndjeva rrahjet e zemrës së tij, ishte diçka që nuk ka fjalë për ta përshkruar”, tha Berko.

Pavarësisht se truri i Sammy-t mbeti pa oksigjen për 5 minuta, ai përjetoi vetëm humbje afatshkurtër të kujtesës. Ai po rikuperohet gjithashtu nga një dëmtim ishemik i shtyllës kurrizore që pësoi.

Prindërit e tij i thanë gjendja e Sammy-t, ka të ngjarë të ishte shkaktuar nga një gjendje e rrallë gjenetike që i mori jetën vëllait të tij vite më parë. Sammy dhe nëna e tij tani po trajtohen për mutacionin gjenetik të paspecifikuar.

Adoleshenti tani po fokusohet në shëndetin e tij fizik, duke vënë në dukje se përvoja ka qenë “e çmendur”.

“Thjesht ka qenë një përvojë e mrekullueshme këtu në fakt, sikur kam vënë re se jam më mirë çdo ditë! Unë jam duke bërë diçka të re çdo ditë”, tha ai.