E papritur, Dash Shehi ‘merr në mbrojtje’ kryeministrin Rama: Kushdo që të kishte qenë në vend do ta kishte pasur të vështirë

by admin
Spread the love

Deputeti Dashamir Shehi duke folur nga foltorja e Kuvendit duket se bëri një “mea culpa” sa i përket qëndrime të tij në lidhje me kryeministrin Rama. Kështu duke folur për situatën ekonomike në vend Shehi u shpreh se çdokush në vend të kryeministrit do e kishte pasur të vështirë në një kohë që jemi në një situatë krizash ndërkombëtare dhe të brendshme.

“Sigurisht kushdo që të kishte qenë në vend të zotit Rama, do e kishte situatën e vështirë me krizën ndërkombëtare dhe krizën e brendshme, një sërë situatash, unë kam punuar vetë në ekzekutiv dhe e kuptoj, mirë po në situata të vështira duhen marrë dhe vendime të vështira. Ai tavani 800 kë të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%. Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngrejmë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet.”-shprehet Shehi.

You may also like