E pabesueshme kjo skenë nga Peja – Shqip

by admin
Spread the love

Duket gati e pabesueshme një video e shfaqur së fundi, në të cilën shfaqet një infermiere e re duke abuzuar me një të moshuar në Qendrën e të Moshuarve në Pejë. E pabesueshme, pasi ndërsa ajo keqtrajton gruan fatkeqe, koleget e saj qeshin me skenat aspak të denja, deri dhe ç’njerëzore. E pabesueshme pasi skena dhe është filmuar, pa aspak drojen e infermieres se ajo do publikohej, siç dhe u publikua, dukë shkaktuar një stuhi reagimesh në opinionin kosovar e jo vetëm.

Ka reaguar gjithashtu dhe qeveria e Kosovës, me anë të ministrit Svelça.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar i pari i rendit në Kosovë.

Më herët, Policia e Pejës konfirmoi ndalimin e dy vajzave infermiere.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme”, thuhet në një komunikatë zyrtare nga Policia e Pejës.

Nga raportimet e deritanishme mediatike, autore e kësaj skene të ulët është Aurona Pelaj, nga Novosellë e Pejës. /tesheshi.com/

 

You may also like