E njihja rojen e Top Channel që ka ndërruar jetë. Nëse fitoj unë…

by admin
Spread the love

Një sulm i ndodhur të dielën pas mesnate në zyrat e Top Channel ka trondit.ur të gjithë median dhe opinionin publik. Për këtë arsye, produksioni i “Big Brother VIP” ka vendosur sot që t’i informojë banorët për sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top channel.

Menjëherë pasi morën vesh për lajmin, Luizi ka zbuluar se e njihte personalisht viktimën, Pal Kola, i cili u vra nga një plumb gjatë sulmit barbar. Ai deklaroi se çfarëdo lloj shume që do fitonte nga BBVIP do ja dhuronte një pjesë familjes së të ndjerit.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj.

Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre.”- deklaroi Luizi.

You may also like