E motra vendos të largohet nga Shqipëria, Dojna Mema bën postimin prekës (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse prej disa muajsh është shkëputur nga ekrani shqiptar, Dojna Mema mbetet një nga moderatoret më të preferuara të publikut shqiptar. Bukuroshja e televizionit dhe partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.

E duket se jeta e të dyve tashmë ka ndryshuar thuajse rrënjësisht, teksa pavarësisht se tashmë ka një status të ri dhe më shumë përgjegjësi, Dojna është shumë aktive në rrjete sociale, teksa nuk mungojnë momentet nga përditshmëria e saj me djaloshin e partnerin.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka publikuar disa foto me motrën e saj, Mikelën nga aeroporti, pasi sipas tekstit përshkrues të Dojnës, e motra ka vendosur të udhëtojë për disa kohë jashtë vendit. Përshkrimi i fotove është vërtetë shumë emocionues, teksa ajo shkruan se në aeroport mund të gjesh njerëz që janë të trishtuar e të lumtur.

“Aeroportet janë vendet e emocioneve të mëdha. Bashkime apo ndarje, përshendetje apo lamtumira, aeroporti ka parë përqafimet më të sinqerta se çdo vend tjetër” – shkruan Dojna Mema krahas fotove të publikuara në Instagram.

You may also like