E mban mend kur merrje gjërat e mia aty brenda

by admin
Spread the love

Kur Kejvina Kthjella u përjashtua nga Big Brother VIP, pas shpullës ndaj Luizit, duket se mes saj dhe këngëtarit nuk do të kishte më miqësi. Mirëpo, me daljen e saj jashtë shtëpisë, ajo duket se ka kthyer mendje totalisht, duke u bërë një nga fanset e tij më të zjarrta.

Ajo ka kërkuar falje për Luizin publikisht, madje ka çuar edhe dron në emër të tij. Sakaq, së fundmi, Luizi ka veshur pikërisht bluzen që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara i ka dalë kundër. ‘Aman, ma zhduk këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi.

Menjëherë pas kësaj bisede ka reaguar edhe Kejvina Kthjella, përmes një postimi në rrjete sociale. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruan modelja, e cila në një tjetër postim ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë.

“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun.

Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”, shkruan Kejvina në postimin e saj në rrjete sociale.

You may also like