E konsideroi jo të denjë për Këshillin Kombëtar të PD, Bleona Qereti “kërcënon” me gjyq aktivisten e njohur

by admin
Spread the love

Në listën e publikuar me emra të kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ishte edhe emri i Bleona Qeretit.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Evi Kokalarit, e cila ka reaguar duke thënë se Bleona nuk është imazhi që partia kërkon të ndërtojë për prezantimin e vlerave të Kuvendit.

“Do doja të shikoja intelektualë dhe shkrimtarë e artistë si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”!- tha ajo për Qeretin.

Pas kësaj deklarate këngëtarja nuk ka qëndruar e heshtur.

Avokati i Bleona Qeretit, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Evi Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.

Kasowitz shkruan se ndaj Bleona Qeretit janë bërë deklarata të shumta që sipas tij janë të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.

Ai shton se këto deklarata kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Avokati thekson se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

“Kam lindur në Shqipëri por jam një qytetare amerikane. Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka thënë Bleona.


You may also like