E konfirmon trajneri Rose, mesfushori i Dortmund nuk do të rinovojë kontratën

by admin
Spread the love

Tashmë mund të konsiderohet e përfunduar aventura e Axel Witsel me Borussia Dortmund. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i tij në Gjermani, Marco Rose.

Përgjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës së ardhshme, Rose zyrtarizoi me fjalët e tij se kontrata e Witsel nuk do të rinovohet për sezonin e ardhshëm. Kështu në moshën 33-vjeçare, mesfushori belg do të jetë një lojtar pa kontratë, në pritje të ofertave të reja.

“Witsel është një lojtar i madh, ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme për ne. Megjithatë, ne kemi vendosur që mos të rinovojmë kontratën e tij”, u shpreh Rose për këtë çështje.

Kontrata e Witsel skadon në fundin e këtij sezoni dhe do të jetë një lojtar i lirë. Ai u bashkua me Dortmund në vitin 2018, dhe pas katër sezonesh aventurës së tij me klubin gjerman tashmë i ka ardhur fundi. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like