E konfirmon Nuhiu, ylli i Dritës në dyshim kundër Gjilanit

by admin
Spread the love

Nesër në stadiumin “Selami Osmani – BEZI” në Gjilan nga ora 13:00 do të takohen rivalët lokal, FC Drita – SC Gjilani.

Futbollisti i Dritës, Rron Broja është në dyshim nëse do të luajë në derbin e madh lokal kundër Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në konferencën e mbajtur sot për media, një ditë para sfidës së javës së 24-të në elitë.

Nuhiu gjithashtu njoftoi se i gatshëm për lojë do të jetë mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori.

Nuhiu theksoi se motivi në ndeshje të tilla nuk mungon dhe se Drita do ta bëjë maksimumin të kthehet te fitorja.

“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme për skuadrën tonë dhe ndeshje e special për tifozët tanë.Te skuadra ime kam parë një motiv të vecantë për këtë ndeshje dhe është punuar mirë në këto dy ditë. Kemi analizuar kundërshtarin në detajet më ë vogla, bëhet fjalë për një kundërshtar që nuk është mposhtur në 20 ndeshje dhe ka individë cilësor. Por, gjithashku kemi edhe ne armët tona dhe potencialin tonë. Është përgatitur ndeshja në përpikmëri, sepse e dijmë vlerën e këtij tre pikëshi nesër. Pas mungesës së rezultateve, do të jetë shumë e rëndësishme të kthehemi te fitorja dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivit tonë që kishim nga fillimi i kampionatit”, potencoi trajneri Nuhiu në konferencë për media. 

/Insporti.com

You may also like