E konfirmon Le Parisien, Antonio Conte është i gatshëm të shkojë te PSG

by admin
Spread the love

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain. Këtë gjë e ka bërë të ditur Le Parisien në një shkrim sipas të cilit tashmë edhe tekniku italian i ka dhënë aprovimin e tyre se do të jetë në dispozicion të klubit parizien.

Sipas të njëjtit burim, ish-trajneri i Interit dhe Juventusit është i bindur se prishja e kontratës me Tottenham nuk është një problem për të. Ai është shprehur i gatshëm se mund të marrë drejtimin e PSG, por megjithatë ka vetëm një kusht.

Antonio Conte nuk dëshiron që të punojë me Leonardon që është drejtori sportiv aktual i PSG. Megjithatë, Le Parisien shton se Zinedine Zidane vazhdon të jetë objektivi primar i presidentit Al-Khelaifi.

Në rast se PSG nuk arrin dot të bindë francezin, atëherë Conte është alternativa e parë e tij. Gjithçka mund të mbyllet duke parë edhe marrëdhënien e mirë që Nasser Al-Khelaifi ka me presidentin e londinezëve, Daniel Levy. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like