E konfirmon edhe shefi i EULEX-it në Kosovë: Presidentja e PE-së është pro liberalizimit të vizave

by admin
Spread the love

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e përkrah Kosovën drejt procesit të liberalizmit të vizave.

Wigemark, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Metsola këtë e kishte bërë të ditur gjatë një diskutimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së, për Ballkanin Perëndimor muaj më parë, në Bruksel.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën  duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, ka shkruar Gunnar Wigemark në Twitter.

12 tetori pritet të jetë një ditë speciale për Kosovën në Bruksel.

You may also like