E konfirmojnë nga Arabia/ Mancini, trajneri i ri kombëtares saudite

by admin
Spread the love

Këtë të dielë, Roberto Mancini lëshoi një “bombë” ndërsa u tërhoq nga drejtimi i kombëtares së Italisë.

Së fundmi zbulohet edhe arsyeja e këtij vendimi të marrë nga tekniku italian.

Mediet nga Arabia kanë zbuluar se Roberto Mancini do të jetë trajneri i kombëtares Saudite.

Mancini raportohet se do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, ndërsa duket se marrëveshja e trajnerit me presidentin e Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Mishal, është arrirë.

Ndërkohë pas largimit nga kombëtarja e Italisë, Mancini u shpreh: “Dorëheqja ishte një vendim i gjithi personal. Falenderoj presidentin Gabriele Gravina për besimin e tij, po ashtu edhe të gjithë anëtarët e Federatës. Dua të përshëndes dhe falënderoj të gjithë lojtarët dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 5 vite. Ishte një rrugëtim i bukur dhe gjithmonë do të mbaj në zemrën time suksesin e jashtëzakonshëm të Kampionatit Europian 2020”.


Top Channel

You may also like