“E ke justifikim, mos e thuaj më se nuk na intereson”, Dalina Buzi i kthehet keq Sara Hoxhës

by admin
Spread the love

Një nga konkurrentet e këtij edicioni në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” është partnerja e artistit të njohur shqiptar, Ledri Vula. Dhe fjala është për vajzën simpatike të showbiz-it shqiptar, Sara Hoxha, e cila ka përcjellë emocione të njëpasnjëshme çdo javë në programin e kërcimit në Top Channel.

Edhe pse përgjithësisht ka marrë komplimente nga juria e spektaklit gjatë këtyre javëve, mbrëmjen e kaluar, ajo u përball me kritika nga anëtarët e jurisë, të cilët u shprehën se ajo nuk përcolli aspak emocion dhe ishte e ftohtë në performancën e saj, teksa kërceu nën ritmin e këngës “Më fal”, të Elvana Gjatës.

Sara dhe Luixhino morën 38 pikë nga 50 në total, ndërsa blogerja u përpoq të justifikohej e të thonte që kishte vetëm 4 ditë kohë në dispozicion për të mësuar kërcimin. “Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara Hoxha, e cila në këtë moment u ndërpre nga Dalina Buzi.

“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”,- i tha Dalina Buzi, Sara Hoxhës pas performancës së saj.

You may also like