E ka fajin Kupa e Afrikës, Shqipëria bie përsëri

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon të rrëshqasë në renditjen e FIFA-s, duke humbur pozicione të tjera në muajin e fundit. Shkak për lëvizjet e fundit janë bërë turnetë që po luhen në këto javë, më saktësisht Kupa e Azisë dhe Kupa e Afrikës.

Turneu afrikan është ai i cili ka ndikuar në mënyrë direkte në ndryshimin e renditjes të kuqezinjve gjatë muajit të fundit. Dy skuadra të cilat kanë bërë mirë në këtë turne, RD Kongo dhe Afrika e Jugut, kanë bërë lëvizje të rëndësishme në renditje dhe si rrjedhojë, kanë qenë ato që kanë kapërcyer Shqipërinë në klasifikim.

Kështu, Kombëtarja kuqezi ka rënë nga vendi i 62-të në renditje, në vendin e 64-t, në të cilin do të prezantohet në përditësimin që do të zyrtarizojë FIFA këtë të enjte.

Sa u përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e Euro 2024, Spanja është në vendin e 8 në renditjen Botërore, e ndjekur nga Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në të 10-in. Të tre këto përfaqësuese nuk kanë ndryshuar pozicione në muajin e fundit.

You may also like