E imagjinoni “Pretty Woman” pa Richard Gere? Për një fije këta aktorë nuk do t’i kishin luajtur këto role

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonjëherë historia e krijimit të një filmi është më e veçantë se vetë filmi. Disa aktorë mund të pranojnë të luajnë vetëm një rol të vogël e të bëhen të famshëm, ndërsa të tjerë refuzojnë projekte të mëdha dhe nuk e kanë më rastin të punojnë për gjëra të atij niveli.

Ka dhe nga ata që kanë refuzuar një rol, por diçka i ka bërë të ndryshojnë mendjen dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur, pasi këta filma nuk do ishin njësoj pa këta aktorë!

Nisim nga Richard Gere, i cili si fillim nuk ka dashur të jetë pjesë e “Pretty Woman”, madje as nuk i pëlqeu historia e karakterit që do interpretonte. Por Julia Roberts ja mbushi mendjen dhe së bashku u kthyen në një nga çiftet më të dashur të ekranit.

Al Pacino e pëlqeu skenarin e “The Godfather”, por nuk donte të luante karakterin që ju dha. Megjithatë në fund, pranoi dhe sot njihet si një nga rolet më ikonikë që ka realizuar.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Jim Carrey, në fillim e pranoi dhe u shpreh i hapur të pranonte rolin protagonist në “How the Grinch Stole Christmas”, por më vonë u pendua sepse ju duk e vështirë të kishte shumë grim dhe kushtet e punës nuk ishin bindëse. Që Jim mos hiqte dorë, producentët punësuan një trajner për ta mësuar të duronte torturën.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Është e vështirë ta imagjinosh “Game of Thrones” pa Peter Dinklage, por aktori nuk ka dashur të aktrojë në një film të kategorisë fantazi. Megjithatë në fund vendosi që ta pranonte rolin.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Michelle Rodriguez nuk deshi të pranonte rolin e saj në “Fast and Furious”, por ky roli e bëri të famshme aq sa është sot në gjithë botën. Aktorja mendonte se roli nuk ishte mjaft i strukturuar, ndërkohë që arsyeja pse pranoi ishte vetëm ndërhyrja e Vin Diesel.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Emma Watson ka dashur të largohet nga Harry Poter pas filmit të katërt, pasi donte të vazhdonte studimet. Më pas e bindur nga producentët, ajo qëndroi dhe arriti të marrë diplomën universitare.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Një nga historitë më prekëse përsa i përket roleve është ajo e Chris Evans, i cili nuk donte të luante Captain America në “The Avengers” sepse kishte frikë nga vëmendja mediatike. Por ai ndoqi këshillën e nënës së tij e cila e siguroi se pas këtij roli, nuk do i duhej më të paguante qiranë.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Leonardo DiCaprio mund të mos ishte pjesë e “Titanic”, nëse nuk do e kishte bindur regjisori i filmit.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Jennifer Lawrence u bind nga nëna e saj për të pranuar rolin në “The Hunger Games” dhe fansat i janë shumë mirënjohës. E ëma e quajti hipokrite, sepse e refuzoi filmin dhe ja tek jemi.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

Emma Stone ishte shumë e famshme edhe para “La La Land”, por ky rol i dha Oscar për aktoren më të mirë. Emma në fakt ishte pranë refuzimit të këtij projekti sepse mendonte që nuk do i përshtatej dot fizikisht. Ajo mendonte se nuk do kishte mundësi të këndonte dhe kërcente njëkohësisht, por ja që ja doli, pasi u bind nga regjisori.

10 Actors Who Almost Refused Parts in Iconic Movies but Changed Their Minds and Hit the Jackpot

You may also like