E humbi ndeshjen në tavolinë, kryetari i klubit: Sa jam unë kryetar i klubit, Ulpiana kurrë nuk ka kurdisur asnjëherë ndonjë ndeshje!

by admin
Spread the love

Një nga ndeshjet më të përfolura të javës ka qenë ajo mes Ulpianës dhe Ferizajit nga Liga e Parë e futbollit.

Javën e kaluar, Ferizaj e fitoi takimin ndaj Ulpianës në tavolinë, pavarësisht se Ulpiana triumfoi në fushë. Megjithatë, Ferizaj u ankua për futbollistin Enes Hajrullahu, pasi sipas tyre lojtari nuk kishte drejtë loje dhe më pas FFK miratoi ankesën e tyre dhe ia dhuroi tre pikë ekipit.

Kjo ndeshje u komentua shumë nga opinioni futbolldashës, andaj kryetari i Ulpianës, Jeton Gashi dha edhe mendimin e tij.

Sipas tij, skuadra që ai ka në pronësi, nuk e ka kurdisur asnjë ndeshje.

“Sa jam unë kryetar i klubit, Ulpiana kurrë nuk ka kurdisur asnjëherë ndonjë ndeshje”, tha ndër tjerash Gashi në emisionin Kampionët.

/GazetaBlic Sport

You may also like