E hëna në Oversport/ Korabi-Dinamo supersfida e Kategorisë së Parë, luhen edhe dy ndeshje të Serie A

by admin
Spread the love

Eventet sportive në Oversport nuk ndalen kurrë dhe kjo e hënë do të vijë në ekranin tonë me supersfidën e Kategorisë së Parë dhe jo vetëm. Në orën 13:00 në Peshkopi do të luhet supersfida midis Korabit dhe Dinamot që vendos përballë dy rivalë që kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.

Por nuk do të ketë vetëm ndeshje të Kategorisë së Parë. Në orën 18:30, Roma e Mourinhos ndeshet në transfertë me Veronën. Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, ndërsa Verona e vendit të parafundit dëshiron të rikthehet ajo e surprizave të sezonit të kaluar.

Në orën 20:45 do të vijë edhe sfida e fundit e ditës dhe ajo që mbyll javën e 12-të të Serie A. Monza do të presë në shtëpi Bolognën e Thiago Mottës. Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me mbrojtësin e saj Pablo Mari, Monza kërkon një fitore për t’ia dedikuar spanjollit. Nga ana tjetër, Bologna pas triumfit në ndeshjen e fundit kërkon të ketë vazhdimësi. /oversport.tv

You may also like