“E gjithë bota e pa që fitova, ma vodhën”, Robin Krasniqi merë përkrahje të bindur se meritonte fitoren

by admin
Spread the love

Boksieri gjerman Dominic Boesel ka arritur t’ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO boksierit shiqptar, Robin Krasniqi.

12 Raundeve dhe nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel.

Pas meçit, Krasniqi i dëshpëruar deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.

Ndryshe, reagime të shumta ka pasur në rrjetet sociale ku po e përkrahin Krasniqin duke thënë se iu vodh fitorja dhe po konsiderohet si skandal i madh në boksin ndërkombëtar.

 


You may also like