E fundit/ Mbappe përgatitet edhe për aktin më ekstrem nga PSG

by admin
Spread the love

Mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka nisur një luftë e ftohtë e cila pritet të agravohet pas vendimit të klubit francez për ta lënë sulmuesin në shtëpi dhe për të mos e grumbulluar në turin që skuadra do të zhvillojë në Japoni.

Drejtuesit u treguan të qartë se anjë futbollist nuk është mbi klubin ndërsa tashmë e kanë nxjerrë në shitje Mbappe duke qenë se dyshojnë për një marrëveshje të futbollistit me Real Madridin për t’u transferuar në Spanjë me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kësaj lëvizje pritet t’i kundërpërgjigjet edhe vetë Mbappe i cili nuk do të pranojë transferimin në asnjë klub tjetër veç Realit dhe nëse PSG nuk e shet te madrilenët këtë verë, atëherë do të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi është i gatshëm të marrë përsipër edhe koston e këtij presioni të hapur ndaj klubit të PSG, dhe në rast se qëndron në kryeqytetin francez atëherë trajneri Luis Enrique mund të marrë urdhër për të mos e konsideruar pjesë të organikës.

Në këtë formë, Mbappe do të kalonte të gjithë sezonin në tribunë, për t’u rikthyer në fushë vetëm vitin tjetër me fanellën e Realit. Një histori kjo e Mbappe dhe PSG që nisi si një dashuri e madhe në fillim, por që duket se do të mbyllet në mënyrën më të shëmtuar me anjë prej palëve që nuk happ rrugë./ Shqip


Top Channel

You may also like