E fundit, faqet zyrtare sërish jashtë funksionit, AKSHI nxjerr njoftimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Faqet zyrtare të institucioneve, kanë dalë sërish jashtë funksionit, ky lajm është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Përmes një njoftimi, AKSHI vë në dijeni qytetarët që sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Njoftimi i AKSHI-t:

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.
Faleminderit”, thuhet në njoftim./albeu.com

You may also like