E fishkëllyen gjatë gjithë ndeshjes, Dembele buzëqeshi me tifozët e Barçës pas zëvendësimit

by admin
Spread the love

Klubi francez, PSG ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Barcelonës, me ç’rast siguroi gjysmëfinalen e Championsit.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të katalunasve, teksa sot PSG triumfoi me rezultatin 1-4,përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje realizoi edhe Dembele, i cili ishte cak i tifozëve spanjollë. Ai u fishkëllye gjatë gjithë kohës, megjithatë kjo nuk e ndali atë të shënonte golin e barazimit.

Ai poashtu u fishkëllye edhe pas zëvendësimit, por ai u përgjigj me një buzëqeshje ironike.

Ja momenti interesant:

 

You may also like