E fejuara e Ralf Schumacher del papritur nga ‘Reality TV’ prej frikave se mund të zbulojë sekrete për shëndetin e Michael Schumacher (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-kunata e legjendës së automobilizimit Michael Schumacher është nxjerrë nganjë program i njohur ‘reality TV’ në Gjermani pas zhurmave se mund të zbulojë sekrete për shëndetin e legjendës së aksidentuar të Formula 1.

47 vjeçarja Cora Schumacher, ish-gruaja e vëllait të vogël të  Michael, Ralf për gati 15 vjet qëndroi në programin e mbijetesës në xhungël për vetëm tre ditë para se të kërkonte “Më lini të dal!”

Nga shumë drejtime kishte shqetësime se modelja ‘fliste shumë’ dhe producentët mund të binin në telashe nëse zbuonte informacione për shëndetin e Schumacher gjatë transmetimeve direkte, shkruajnë mediat gjermane.

Diçka e tillë do të prishte marrëveshjen e pashkruar mes transmetuesve RTL dhe familjes së sportistit të gjymtuar, për të mos ndërhyrë në jetën private, shkruan rrjeti vendas BILD.

Schumacher është tërhequr nga jeta publike në 2013 pas një aksidenti të rëndë me ski që e la në gjendje kome me plagë të rënda, teksa familjarët kanë dhënë vetëm informacione të pakta prej atëhere.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet një temë misterioze e ruajtur mirë megjithëse nga aksidenti kanë kaluar shumë vite tashmë.

Kur ishte e martuar me Ralf, Cora ishte e afërt dhe me Michael dhe gruan e tij Corinna, me të cilët kishte një lidhje të respektueshme sipas raportimeve.

Ralf kishte uruar ish-gruan për pjesëmarrjen në programin ‘Ich Bin Ein Star – Holt mich hier raus!’ duke shtuar se ruante marrëdhënie të mira me të dhe se besonte se ajo nuk do të fliste më shumë se ç’duhej.

“Mendoj se ajo do të gjejë temat e saj të bisedës në kampin e xhunglës dhe nuk do të gërmojë të shkuarën tonë, sepse ka qenë shumë kohë më parë”, tha ai për te përditshmen BILD.

Çifti ishin fejuar në 2001 dhe atë vit lindën djalin e tyre David. Ata u divorcuan në 2015 dhe janë përballur në gjyq për kujdestarinë.

Duke njoftuar lajmin e largimit të Cora nga programi, zyrtarët thanë: “Cora vuan nga kolla dhe nuk ndjehet më e shëndetshme për aventurën e xhunglës”.

Ata shtonin se ajo nuk duronte dot tymin e zjarrit të kampit, por gazetat shtonin se arsyet mund të ishin më të thella se ato praktike, duke iu referuar lidhjeve me familjen e Michael Scoumaker dhe faktin qe modelja erotike ishte gjithë kohen duke folur.

“Nuk e duroj dot më këtë tymin, çdo gjë po digjet këtu, dua të dal prej këtu, dua të dal menjëherë”, ka thënë së fundmi Cora në program, para se dëshira e saj të realizohej nga producentët./DailyMail/