E dua shumë, gjeta veten tek ai. Ju tregoj 4 finalistët sipas meje

by admin
Spread the love

Elvis Pupa ishte pa dyshim një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Ai u eliminua nga programi gjatë spektaklit të së martës, duke ndërprerë rrugëtimin e tij disa javor në këtë reality show. Gjatë këtyre ditëve, ai ka qenë shumë aktiv edhe në shumë programe televizive si edhe në rrjete sociale.

I ftuar ditën e sotme në emisionin“Shqipëria Live” Elvisi foli edhe në lidhje me dinamikat që la në shtëpinë e Big Brother pas largimit të tij. I pyetur në lidhje me raportin e Kiarës dhe Luizit, Visi u shpreh se emocionet e tyre janë shumë reale.

Kam parë momente shumë të vërteta mes tyre në shtëpi, mes Kiarës dhe Luizit”, tha aktori, i cili nuk la pa komentuar as lojën e Luizit, për të cilin tha se ka shumë respekt dhe tha se gjeti edhe veten tek ai.

“Ai ka shumë gjëra në kokë, është shumë i fokusuar tek loja. Që natën e parë e vura re, harxhon çdo energji për lojën. Kishte respekt, edhe unë e doja shumë, pashë tek ai shumë gjëra që kam dhe unë. Mund të them që gjeta veten tek ai”, tha Elvis Pupa për “Shqipëria Live”.

Ai tregoi më tej se finalistët për të janë: Luizi, Efi, Qetsori dhe Nita.

You may also like