“E dini cila është vija e kuqe?”/ Biden e paralajmëroi, Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do të ecë përpara me pushtimin e Rafahut

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti politikat e tij në Rripin e Gazës pas kritikave të presidentit amerikan Joe Biden se “po e dëmton Izraelin më shumë sesa po ndihmon”.

“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte me këtë, që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për Politico dhe median gjermane Bild.

Për transmetuesin MSNBC, Biden tha të shtunën se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbasin si pasojë e veprimeve të ndërmarra” në Gaza.

Netanyahu tha se ai synon të ecë përpara me një pushtim të qytetit jugor të Gazës, Rafah , pavarësisht se Biden paralajmëroi se kjo do të ishte një “vijë e kuqe”.

Ne do të shkojmë atje. Ne nuk do të largohemi. E dini, unë kam një vijë të kuqe. E dini cila është vija e kuqe? Se 7 tetori nuk ndodh më. Nuk ndodh më kurrë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të përfundojmë shkatërrimin e ushtrisë terroriste të Hamasit”, tha ai.

Netanyahu tha se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor. Administrata Biden aktualisht nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në Rafah, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN të dielën, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.

Që nga kjo fundjavë, administrata Biden nuk ka parë ende ndonjë lloj plani humanitar ose evakuimi nga qeveria izraelite që kërkon të garantojë sigurinë e atyre civilëve në Rafah përpara se të nisë një operacion ushtarak atje, thanë dy zyrtarët amerikanë.

Afrimi i Ramazanit ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme, duke pasur parasysh paralajmërimet e përsëritura të Izraelit se po përgatiste një ofensivë ushtarake në këtë zonë, ku aktualisht janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë.


Top Channel

You may also like