E diela në Oversport: Nis me Interin dhe mbyllet me Milan-Napoli

by admin
Spread the love

E diela sjell shumë evente sportive nga bota dhe vendi në ekranin e Oversport dhe Tibo. Sfida shumë interesante nga Serie A, Superiorja, Kategoria e Parë dhe Premier Liga skoceze do të vijnë live për shikuesit në kanalet Oversport të platformës Tibo.

Të gjithë emrat e mëdhenj të Serie A do të zbresin në fushë këtë të diel. Dita nis me sfidën Udinese-Inter. Në orën 15:00 është radha e Juventusit, Lazios dhe Fiorentinës për të zhvilluar ndeshjet respektive të javës së shtatë të kampionatit.

Roma- Atalanta është një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, ndërsa në mbrëmje luhet supersfida Milan-Napoli. Dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Serie A premtojnë një ndeshje spektakolare.

Në kampionatin shqiptar do të luhet vetëm takimi Vllaznia-Kastrioti në orën 17:45. Shkodranët kërkojnë kthesën pas disfatës përballë Egnatias javën e kaluar.

Në Oversport mund të ndiqni live edhe sfidën Dinamo-Burreli e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.

Nuk mungojnë as përballjet e kampionatit skocez dhe takimin St.Mirren-Celtic mund ta shijoni në kanalet Oversport.

 

You may also like