E diela do të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.

Në njoftim thuhet se reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim.

“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë , parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim, ndërsa nëpjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndersa indeksi UV do të shenoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit ,mesatare deri lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

 

You may also like