E çuditshme por e vërtetë, një person me ngjyrë mes atyre që lëshuan thirrje raciste ndaj Menja

by admin
Spread the love

Thirrjet raciste ndaj Majk Menja në ndeshjen Udineze-Milan kanë bërë xhiron e botës dhe janë komentuar gjerësisht si të turpshme. Reagimi i autoriteteve italiane ka qenë i menjëhershëm duke ndaluar personat që janë identifikuar nga pamjet e kamerave si dhe videot që kanë postuar vetë tifozë të ndryshëm në rrjetet sociale.

Deri tani ka 5 të identifikuar, për të cilët është marrë masa e përjashtimit për 5 vite nga të gjitha aktivitetet sportive, teksa Udineze u ka mbyllur përjetësisht dyert e stadiumit atyre. Mes tyre u raportua se është edhe një grua 34-vjeçare, pro çudia më e madhe është bërë publike nga “Correre Della Sera”.

Sipas saj, një nga personat e identifikuar nga policia për thirrjet dhe ulërimat raciste ndaj Menja, Duke e quajtur “zezak” dhe ”majmun”, është një person me ngjyrë! Edhe ai, si të tjerët, u hetua në gjendje të lirë nga prokuroria e Udines, e cila dha masën e përjashtimit për 5 vite, që është maksimumi që lejon ligji.

PANORAMASPORT.AL

You may also like