E çuditshme por e vërtetë, klubi i Serisë A hedh në gjyq sulmuesin e saj dhe i kërkon 20 milion euro

by admin
Spread the love

“La Gazzeta dello Sport” publikon lajmin bombë. Klubi i Serisë A, Salernitana, ka hedhur në gjyq sulmuesin e saj Bulaje Dia, me akuzën e prishjes se imazhit të klubit dhe uljes së reputacionit.

Trajneri i Salernitanës Liverani, i kërkoi sulmuesit senegalez të futej në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë, në barazimin që skuadra e tij mori me Udinezen në datën 2 mars, gjë që u refuzua nga lojtari. Kjo gjë ka irrituar drejtuesit e klubit të cilët nuk e kanë lënë me kaq. Sipas raportimeve, klubi e ka çuar çështjen në gjyq duke kërkuar në fillim që lojtarit t’i ulet paga bruto në 50% deri në fund të sezonit aktual.

Gjithashtu drejtuesit e klubit e kanë konsideruar blerjen e lojtarit si dështim. Ata shpenzuan 15 milionë euro në fillim të sezonit për të blerë kartonin dhe tani duan një kompensim. Klubi tenton t’i kërkojë me ligj lojtarit një shumë prej 20 milionë eurosh, për të mbuluar të gjitha shpenzimet që kanë bërë për të deri më tani.

PANORAMASPORT.AL

You may also like