E bujshme nga Spanja! I mësoi “Tiki-Takën” Barcelonës, ja kush pritet të jetë zëvendësuesi i Çavi Hernandezit

by admin
Spread the love

Çavi Hernandez do të largohet nga pankina e Barcelonës në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mediat spanjolle kanë nisur spekulimet dhe emri që po spikat së fundmi është vërtet i bujshëm.

Bëhet fjalë për trajnerin që i mësoi Barcelonës stilin “Tiki-Taka”, holandezin Frenk Rijkard. Ai drejtoi blaugranat gjatë viteve 2003-2008, duke fituar Ligën e Kampioneve në vitin 2006 dhe hedhur themelet për punën e Pep Guardiolës.

Tashmë pritet në vijim se çfarë do të ndodh, nëse do të ketë një rikthim të madh apo këto zëra do të sfumohen njëherë e mirë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like