E bujshme nga Portugalia! Ronaldo ka refuzuar një ofertë “të çmendur” të Al-Hilal

by admin
Spread the love

Nuk ka qenë një verë e qetë për Cristiano Ronaldon. Portugezi synonte që të largohej nga Manchester United për tu bashkuar me një klub që i jepte mundësinë të luante në Champions.

Por Bayern Mynih, Chelsea, Atletico Madrid, Napoli, Sporting Lisbona dhe Interi refuzuan të blenin Ronaldon.

2 javë pas mbylljes së merkatos, CNN portugez ka zbuluar një prapaskenë të madhe merkatoje në lidhje me CR7. Portugezi ka refuzuar një ofertë 2-vjeçare të ardhur nga Arabia Saudite, më saktë nga Al-Hilal.

Ronaldo do të përfitonte 242 milionë euro në 2 vite ose thënë ndryshe 2 milionë euro në javë. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like