E bujshme nga Gjermania, ylli i Bajernit përfundon në radarët e sauditëve

by admin
Spread the love

Joshua Kimish është kthyer në një problem në Mynih. Lojtari që dikur shihej si i paprekshëm te bavarezët, duket se nuk gëzon më të njëjtin status. Mesfushori 28-vjeçar nuk ka rinovuar me Bajernin dhe tashmë flitet për interes në disa drejtime në adresë të tij.

Për mesfushorin ka pasur interes nga klube të rëndësishme në Europë, ku bie në sy Mançester Siti i Pep Guardiolës. Sipas “Bild”, në adresë të tij kanë rënë dhe sirenat nga Arabia Saudite.

Sipas “TZ”, madje ka dhe një emër konkret nga Arabia për 28-vjeçarin, me klubin Al-Ahli që është gati ta mbulojë me miliona lojtarin e kombëtares gjermane.

PANORAMASPORT.AL

You may also like