E bujshme nga Anglia, dy “dështimet” e Mançester Junajtid mund t’i shiten Juventusit për 30 milionë euro

by admin
Spread the love

Xhejdën Sanço prej kohësh nuk është më pjesë e planeve të Mançester Junajtid, me trajnerin Erik Ten Hag që e ka përjashtuar sulmuesin nga çdo grumbullim i mundshëm me skuadrën.

sanco

Sulmuesi anglez erdhi në verën e 2021 nga Borusia e Dortmundit për shumën e 73 milionë paundëve, por nuk e justifikoi kurrë atë.

Kështu në garë për 23-vjeçarin është futur Juventusi, që kërkon ta marrë që në janar duke parë dhe pozitën që ai ndodhet te “Djajtë e Kuq”.

Por duket se pazari i “Zonjës” në Mançester nuk mbaron këtu, pasi bardhezinjtë janë të interesuar dhe për një emër tjetër.

Bëhet fjalë për një tjetër lojtar të harruar, Doni van de Bek. Mesfushori holandez erdhi nga Ajaksi në verën e vitit 2020 për 34 milionë paund, por dështoi në çdo aspekt të mundshëm me “Djajtë” dhe tashmë kërkon me çdo kusht të largohet.

“ESPN” bën me dije se klubi do t’i largojë që të dy ata me çdo kusht muajin e ardhshëm, ndërsa “Corriere dello Sport” raporton se ata duket se janë pranë Juventusit, për një shumë totale prej 30 milionë eurosh. Këto të gjitha do të shkojnë vetëm për Sançon, ndërsa sa i përket van de Bekut, Juventusi kërkon ta afrojë në një formulë në të cilën të mos paguajë asgjë, duke parë dhe minutat që ai ka pasur në dispozicion përgjatë këtyre viteve me Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

You may also like