E bujshme, Cadiz kërkon ndalimin e La Liga-s

by admin
Spread the love

Cadiz kërkon ndalimin e La Liga-s, pas ngjarjeve që ndodhën në 16 janarin e kaluar në ndeshjen kundër Elche.

Është sensacional lajmi që vjen nga elita e futbollit spanjoll. Gjithçka lidhet me një gol të shënuar në pozicion jashtë loje, por është cilësuar si i rregullt.

Ishte vetë klubi i Cadiz që bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se i ka kërkuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ndërprerjen e përkohshme të kampionatit, pikërisht për atë çka ndodhi në sfidën me Elche. Në takimin në fjalë Ezequeil Ponce kishte shënuar në një pozicion jashtë lojë. Megjithatë nuk u dallua as nga arbitri me asistentët dhe as nga trupa e VAR.

Një situatë kjo që e detyroi skuadrën e dëmtuar, që të reagonte menjëherë duke prezantuar një rekurs në Komitetin e Kompeticionit, duke kërkuar që të riluheshin 9 minutat e fundit të ndeshjes, pra që nga momenti i shënimit të golit për të cilin ishte bërë ankesa.

Në këtë rast Komiteti deklaroi mungesën e kompetencës në lidhje me episodin, dhe për këtë arsye Cadiz zgjodhi t’i drejtohej Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me kërkesën e pezullimit të përkohshëm të kompeticionit, pra të kampionatit spanjoll, deri në zgjedhjen përfundimtare të çështjes në fjalë.

Ndeshja me Elchen përfundoi në barazim 1-1 pikërisht falë golit të shënuar në pozicion jashtë loje, teksa Cadiz aktualisht ndodhet në vendin e 16 të kampionatit spanjoll me 25 pikë, vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga Kategoria.


Top Channel

You may also like