E BUJSHME/ 500 gola kuqezi, por Interi mund të “grabisë” talentin e Milanit

by admin
Spread the love

Pasi ka shënuar mbi 500 gola në sektorin e të rinjve me fanellën Milanit, Françesko Kamarda mund të largohet nga kuqezinjtë. Në fakt, nga e diela e ardhshme, sulmuesi i ri, do të mbushë 16 vjeç, do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale dhe meqenëse marrëveshja me Milanin nuk ekziston ende, rrezikuar për ta parë me fanellë tjetër është prezent.

Mançester Siti, Arsenali dhe Totenhemi janë vetëm disa nga pretendenet, teksa sipas “Corriere dello Sport” është Interi ka shfaqur interes për djaloshin. Milani, nga ana e tij tashmë ka një kontratë 3-vjeçare (afati maksimal për lojtarët e kësaj moshe) gati për Kamardën me pagë 400 mijë euro në sezon nëse firma vjen një ditë pas ditëlindjes.

KAMARDA MILAN

Sidoqoftë, firma duket se do të shtyhet për në korrik për shkak se klubi do të tentojë një afat më të gjatë e më kushte më të mira për bomberin e ri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like