E ardhmja, Reali i Madridit tenton të bindë sërish mesfushorin gjerman

by admin
Spread the love

Në sezonin e kaluar, në të njëjtën periudhë si aktualisht, Reali i Madridit përpiqej me çdo kusht të bindte Toni Krosin të rinovonte.

në fund pas shumë diskutimesh, mesfushori gjerman vendosi të qëndrojë dhe një vit në Madrid. 12 muaj kanë kaluar shumë shpejt dhe duket se në Madrid janë kthyer në të njëjtën situatë. Paraqitjet e 33-vjeçarit (në janar mbush 34) kanë qenë mbresëlënëse dhe Reali është gati të firmosë që tani për rinovimin e tij edhe me një vit.

Por sipas mediave spanjolle, këtë herë misioni i Madridit duket edhe më i ndërlikuar. Toni Kros duket plotësisht i bindur për ta mbyllur  karrierën në fund të sezonit. Pikërisht atëherë kur Reali dhe Gjermania e kërkojnë më shumë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like