E ardhmja? Marcelo: Reali është klubi i jetës sime, por nuk vendos vetëm unë

by admin
Spread the love

“Jam i qetë, ky është klubi i jetës sime”. Kështu u shpreh mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo për të ardhmen e tij. Ai dha një intervistë të gjatë për El Hormiguero, ku u ndal kryesisht tek ajo çfarë ai po mendon për të ardhmen.

Megjithatë, në përgjigjen e tij, Marcelo tha se do të dëshironte të qëndronte përgjithmonë te Reali. Gjithashtu ai shtoi edhe faktin se nuk është vetëm në dorë të tij e ardhmja.

“Unë e kam mendjen në fushë dhe te djali im për të luajtur së bashku. E ardhmja? Nuk e di. Kemi ndeshje të rëndësishme, unë jam kapiteni i ekipit më të mirë në botë. Këtu do të vazhdoja gjithë jetën, megjithatë çdo gjë ka një fund, por nuk e mendoj. Mund të them vetëm që nuk vendos vetëm unë”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like