E ardhmja e Skriniar? Tek Interi besojnë se gjithçka do të mbyllet në 48 orë

by admin
Spread the love

Vazhdojnë negociatat që çojnë Milan Skriniar drejt ekipit të PSG. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit zikaltër janë të bindur se brenda 48 orëve gjithçka pritet që të zhbllokohet dhe të arrihet marrëveshja.

Edhe pse takimi i fundit me dy palëve nuk dha shumë rezultate, në kampin zikaltër janë të sigurt se PSG do të plotësojë pretendimet që Interi ka për të lënë të lirë Skriniar. Parisienët së fundi janë përpjekur të fusin në marrëveshje Diallo, por që është refuzuar menjëherë nga Interi.

Nga ana tjetër, zikaltrit kërkojnë që të grumbullojnë rreth 80 milionë euro nga shitja e Skriniar. Kështu, Interi po pret që të jetë më i qartë për të ardhmen e mbrojtësit sllovak në dy ditët e ardhshme. /oversport.tv

You may also like