E-Albania pezulloi shërbimet, ironizon ish-ministri: Urgjent një tender sekret

by admin
Spread the love

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi mbylljen e shërbimeve online, përfshorë dhe e-albanian,  për shkak të sulmeve kibernetike nga jashtë vendit.

Pas këtij njoftimi, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar këtë situatë. Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Manjani nuk i ka kursyer ironitë duke shtuar se në këtë kohë do të hapej dhe “akademia e mbjelljeve online”.

Duke vijuar në këtë linjë Manjani thekson se nevojitet urgjent një tender sekret të kapen kibernetistin.

“Sulm kibernetik AKSH-it?! Uau! Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…! Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…Ups! Na ikën dritat. Hajde shnet se na duhet bateria e celularit.”, shkruan Manjani.

You may also like