Dzeko show në Bergamo, Interi fiton me përmbysje ndaj Atalantës

by admin
Spread the love

Interi fiton me përmbysje 3-2 në Bergamo përballë Atalantës dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve në tabelën e klasifikimit të Serie A.

Atalanta zhbllokon sfidën në minutën e 25-të me Lookman, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por Interi barazon menjëherë shifrat me Dzeko.

Është sërish boshnjaku që shënon golin e dytë personal dhe atë të përmbysjes në pjesën e dytë. Palomino fillimisht shënon një autogol, që i dhuron Interit avantazhin 3-1, por më pas shënon në portën e milanezëve duke rihapur ndeshjen. Pavarësisht përpjekjeve nuk ndryshon rezultati i kësaj sfide dhe Atalanta pëson humbjen e tretë radhazi në shtëpi. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like