Dzeko: Liverpool favorit, duel me gola! Interi nuk është ekip tipik italian

by admin
Spread the love

Edin Dzeko është intervistuar nga Micah Richards, ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester City. Sulmuesi ka folur për përballjen në Champions League kundër Liverpool.

“Nuk ishte një short i mirë, pasi Liverpool mund të ndëshkojë këdo. Gjithsesi është Champions League, kompeticioni më i mirë në botë.

Ne e dimë se Liverpool është favorit, por nuk mund të thuhet 100 për qind se njëra skuadër e mposht tjetrën. Kemi edhe ne një ekip të madh dhe do të thosha se do të ketë shumë gola.

Jemi të dyja ekipe sulmuese. Interi nuk është një skuadër tipike italiane që qëndron prapa. Gjithsesi në ndeshje si kjo duhet të mbrohesh mirë”, ka thënë Dzeko për Daily Mail. / oversport.tv

You may also like