Dyshonte se kishin lidhje mes veti, 28-vjeçari nga Maqedonia kërcënon me vdekje gruan dhe babain e tij

by admin
Spread the love

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet se i ka akuzuar të dy për një marrëdhënie intime, shkruajnë mediat austriake. Në Vjenë-Mariahilf ka bërë një kërcënim me vdekje

Të hënën gjatë drekës, policia në zonën e rrugës “Nussdorferstrasse” në Alsergrund, u alarmua për një mosmarrëveshje familjare në një banesë. Aty, mësohet se një 28-vjeçar e ka kërcënuar me vrasje gruan e tij një vit më të re dhe babain e tij 48-vjeçar, sepse i akuzonte për një lidhje, transmeton portali Shtegu. Burri mësohet se është mbyllur për disa orë në banesë, në mënyrë që gruaja të mos mund të largohej prej saj.

Pasi e ka lënë të dalë nga banesa, gruaja ka lajmëruar policinë, e cila pak kohë më vonë ka mundur ta arrestojë përkohësisht shtetasin e Maqedonisë së Veriut. Ndaj tij është shqiptuar ndalimi për hyrje dhe afrim.

You may also like