Dyshohet se vrau Klodiana Vefën, vetëvritet ish-burri i shqiptares së ekzekutuar në Itali – Shqip

by admin
Spread the love

Policia: Qëlloi veten me të njëjtën armë

Është gjetur i vdekur Alfred Vefa, ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 36-vjeçares së vrarë mbrëmjen e së enjtes në Firence. Alfred Vefa u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa. Sipas hipotezave fillestare të hetuesve, Alfred Vefa qëlloi veten me të njëjtën armë që vrau Klodianën më 28 Shtator.

Hetuesit kishin qenë në gjurmët e tij prej disa orësh, ndërsa alarmi u ngrit nga një qytetar i cili rreth orës 04:00 të ditës së sotme (30 Shtatorit) ka vënë re një makinë të të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Menjëherë policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se ishte makina e Alfred Vefës. Forcat policore organizuan operacion kërkimor të shpejtë në zonat rurale përreth dhe në orën 06:00 të mëngjesit është gjetur i pajetë trupi i Alfred Vefës.

Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes (Lexo më shumë), pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç, por jo më me bashkëshortin Alfredin, 45 vjeç, gjithashtu shqiptar, me të cilin po ndahej.

Ishte vajza e vogël e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.

 “Vrapo, mami ka vdekur”.

Nga ajo që raportohet në mediat italiane, Klodiana dhe Alfredi po ndaheshin ligjërisht. Mes tyre thuhet se kohët e fundit kishte debate të shumta, me në qendër xhelozinë e ish-bashkëshortit.

Mikesha të Klodiana Vefës e kanë përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri të dhunshëm.

“Para disa vitesh më në fund arriti që të ndahej nga bashkëshorti, ishte një burrë jo i mirë. Ishte njeri i dhunshëm, e dinim të gjithë. Ai i ushtronte dhunë psikologjike. Ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e gëzuar, ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai ishte njeri i frikshëm, por ajo nuk e denoncoi kurrë atë”.

/tvklan.al

 

You may also like