Dyshohet se u morën ilegalisht nga Ukraina, policia konfiskon bizhuteritë e lashta prej ari

by admin
Spread the love

Policia spanjolle njoftoi se ka sekuestruar 11 copë bizhuteri të lashta ari të cilat dyshohet se u morën ilegalisht nga Ukraina në vitin 2016.

Pesë persona dyshohen se kanë tentuar të shesin copat dhe janë arrestuar javët e fundit. Ata përfshijnë dy ukrainas, njëri prej tyre prift i kishës ortodokse dhe tre spanjollë.

Bizhuteritë, me vlerë rreth 60 milionë euro, datojnë midis shekujve të tetë dhe të katërt para Krishtit. Një deklaratë e policisë tha se sendet ishin pjesë e trashëgimisë kombëtare të Ukrainës.

Ata ishin zhdukur pasi u ekspozuan midis 2009 dhe 2013 në një muze në Kiev. Pjesët përfshinin një rrip, një palë vathë dhe gjerdan.


Top Channel

You may also like