Dybala me shifra për rekord, Mourinho “fërkon duart”

by admin
Spread the love

Paulo Dybala është padyshim një nga afrimet më të goditura të Romës së Jose Mourinhos, që e mori verën e kaluar me parametra zero dhe deri tani ka marrë maksimumin.

Argjentinasi ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit, teksa shifrat tregojnë se është rikthyer në nivele mjaft të mira, gati-gati të papara për karrierën e tij.

Dybala ka shkuar në kuotën e 11 golave në 22 ndeshje, teksa më shumë ka shënuar vetëm në dy sezone me Juventusin. Por për të gjetur mesataren një gol në dy ndeshje, Dybala do të duhet të kthehet deri kur luante me të rinjtë.

Tashmë në dispozicion të argjentinasit janë edhe 9 javë për të provuar të arrijë shifrën e 20 golave sezonalë, që do të ishte një tjetër risi për karrierën e tij dhe rekord absolut.

E ndërkohë ai që fërkon duart është Jose Mourinho, që në momentin më të komplikuar të sezonit, mund të mbështetet te forma fantastike e yllit argjentinas të Romës./ Super Sport


Top Channel

You may also like