Dybala i jep “asist” Juventusit, zhbllokohet pista Nicolo Zaniolo

by admin
Spread the love

Edhe pse u largua nga Juventusi, Paulo Dybala duket se i ka dhënë një asist të fundit “Zonjës së Vjetër”. Transferimi i yllit argjentinas te Roma liron një nga objektivat kryesorë të bardhezinjve.

Juventusi kështu ka rrugë të lirë për të sjellë në Torino, Nicolo Zaniolon. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, tashmë Roma është e gatshme të heqë dorë nga talenti italian pasi e ka siguruar zëvendësuesin e tij.

Megjithatë, Juventusi është ende në pritje që Roma të bëjë një ulje për kartonin e italianit. Roma kërkon rreth 45 milionë euro për të, ndërsa Juventusi ende nuk ka arritur në shifrat që pretendojnë kryeqytetasit. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

 

You may also like